Cillessen nuk është i lumtur te Barcelona

Futboll

Cillessen nuk është i lumtur te Barcelona

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 21:18
Jasper Cillessen

Portieri holandez kërkon që të ketë më shumë hapësirë në skuadrën e Barcelonës.

Jasper Cillessen u transferua te Barelona nga Ajaxi në momentet e fundit të afatit kalimtar veror.

Ai ishte startues në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Borussia Monchengladbach dhe e mbajti rrjetën të paprekur për 90 minuta, në fitoren 4:0 të katalanasve. Megjithatë, Cillessen tregon se nuk është i lumtur që të shumtën e kohës po qëndron në bankën e rezervistëve, si zgjidhje e dytë pas Marc Andre Ter Stegen.

“Është një ndjenjë e mirë kur je në portë dhe nuk pëson gol”, ka treguar Cillessen.

“Unë e dija se me çka do të përballesha para se të vija këtu dhe më duhet të mësohem. Jam duke punuar shumë që të përmirësohem dhe kjo është arsyeja pse kam ardhur te Barcelona. Por nuk mund të them se jam i lumtur që po qëndroj në bankë, pasi që askush nuk e pëlqen një gjë të tillë”.

Barcelona është kualifikuar si e para në Grupin C të Ligës së Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat