Juventus pa telashe ndaj Dinamos! Lyon-Sevilla, pa gola

Futboll

Juventus pa telashe ndaj Dinamos! Lyon-Sevilla, pa gola

Nga: K. Goca Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 22:43
Higuain

Kampioni i Italisë, Juventusi, pa telashe e ka mposhtur me rezultat 2:0 kampionin e Kroacisë, Dinamon e Zagrebit, në ndeshjen e xhros së gashtë të grupit H të Champions Leagues. Dinamovitët në 45 minutat e parë rezistuan dhe nuk pësuan gol, por në peridhën e dytë “Zonja e Vjetër” nuk e fali dhe shënoi dy herë. Në minutën e 52-të, Higuain nga rreth 14-15 metra me një gjuajtje të fortë shënoi gol të bukur dhe për 1:0. Rugani në minutën e 73-të shënoi për fitoren 2:0 pas asistimit të Pjaniç. Në takimin tjetër Lyon – Sevilla nuk “prodhoi” gola e cila përfundoi me rezultat 0:0. Juventusi e Sevilla vazhduan në mesin e 16-të ekipeve më të mira në Champions, kurse Lyon në Europa League.

Grupi H

Juventus-Dinamo 2:0

Lyon-Sevilla 0:0

Tabela

1. Juventus 6 4 2 0 11:2 14

2. Sevilla 6 3 2 1 7:3 11

3. Lyon 6 2 2 2 5:3 8

4. D. Zagreb 6 0 0 6 0:15 0

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat