Pioli: Simeone? Jam unë trajneri i Interit

Futboll

Pioli: Simeone? Jam unë trajneri i Interit

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 00:41
Pioli

Stefano Pioli nuk është aspak i shqetësuar nga fjalët e Diego Pablo Simeones, i cili është shprehur se në të ardhmen do të drejtojë Interin. Trajneri aktual i zikaltërve mendon se kolegu i tij argentinas thjesht ka bërë publike një dëshirë, ndërkohë që ai vetë do të qëndrojë për një kohë të gjatë në detyrën që mban.

“Unë jam i përqendruar në punën time. Kam besimin e drejtuesve dhe po punoj për ta cuar Interin aty ku e meriton. Mendoj se Simeone ka shprehur thjesht një dëshirë. Ju e dinë se synimi im është të qëndroj sa më gjatë që të jetë e mundur në krye të Interit. Jam pjesë e një klubi të madh e që ka në përbërje lojtarë të mëdhenj. Kemi ende mundësi dhe potencial për të arritur objektivat që na kën mbetur, edhe pse jemi prapa në renditje. E vërteta është se unë stërvis Interin, ndërsa Simeone Atleticon, të dy jemi të përqendruar në gjërta tona.”

Interi do të luajë ndaj Spartës së Pragës në “San Siro” takimin e fundit në Europa League, pasi zikaltrit matematiksiht janë jashtë këtij kompeticioni.

“Tashmë jemi jashtë Europa Leagues, kështu që kjo ndeshje e fundit do të jetë një shans për ata që kanë luajtur më pak. Duhet të bëjmë atë që nuk kemi arritur ta bëjmë deri tani në këtë kompeticion.”

Sipas Piolit i ka të gjithë mundësitë të triumfojë në Kupën e Italisë si dhe të renditet në vendin e tretë, poziocion që do ti jepte mundësi të luante në Champions sezonin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat