Hysaj të ikë sa më parë nga Napoli

Futboll

Hysaj të ikë sa më parë nga Napoli

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 13:02
Hysaj

Elseid Hysaj është në performancë të mirë tek Napoli,ndërkohë që agjenti i tij mendon se ylli shqiptar duhet të lëvizë nga aty që t’i hapë rrugë një tjetri. “Hysaj është shumë i kënaqur, por të njëjtën gjë mund të them edhe pasi fola me protagonistë të tjerë të skuadrës”, u shpreh menaxheri italian gjatë një interviste për “Radio Kiss Kiss”.

Xhiufredi foli edhe për Andrea Kontin, mbrojtësin e Atalantës, të cilin gjithashtu e ka në menaxhim. 22¬vjeçari mund të ketë lidhje të tërthortë me të ardhmen e Hysajt. “Konti është një tjetër lojtar me të ardhme të ndritur. Vetë Hysaj më ka folur për cilësitë e shkëlqyera të tij dhe unë i thashë që ai duhet të shkojë në një tjetër ekip për t’i bërë vend Kontit te Napoli. Sigurisht që nuk do të ishte shumë e mençur për një agjent të vërë në konkurrencë dy lojtarë të tij në të njëjtën skuadër”, shpjegoi Mario Xhiufredi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat