Foto e vitit 1996, kur këta çuna i ndiqte Serbia! Sot janë futbollistë të njohur

Futboll

Foto e vitit 1996, kur këta çuna i ndiqte Serbia! Sot janë futbollistë të njohur

Nga: Kemajl Goca Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 13:23
pionierët e KF Minatorit

Periudha e viteve të 90-ta, ishte koha e sakrificës, e mbijetesës dhe përballja me okupatorin kriminal serbian. Shqiptarët si në çdo fushë tjetër edhe në sport u organizuan dhe zhvilluan aktivitetet sportive, Kampionatin e Republikës së Kosovës. Në fusha të improvizuara dhe luajtën me shumë sukses. Kjo foto është e vitit 1996 që njihet si stadiumi i ‘Jusës’ në Mitrovicë kështu thotë Shpëtim Fetahu, futbollist aktiv dhe luan për Trepçën. Edhe këtu luanin fshehurazi pas banesave dhe gjithnjë me frikën se do të vijnë milicia serbiane dhe do t’i rrahin.  Fetahu atëkohë ishte në radhët e pionierëve të ekipit qe quhej ‘Minatori ‘89’, tani Trepça ’89 nga Mitrovica. Fetahu tregon se qysh si fëmijë luanin në fusha të improvizuara dhe vazhdimisht i ndiqte okupatori serb.  Këta çuna që shihen në foto, kishin trajner Rafet Prekazin dhe drejtor Asllan Vitakun, aty shihet edhe ish-gjyqtari i njohur Vehbi Ibrahimi.  Në foto janë disa nga ish-futbollistët dhe futbollistë që po lënë gjurmë në futbollin e sotëm, si: Seid Onbashi, Lindrit Misini, Enver Jashari, Emin Baliqi, Shpëtim Fetahu, Bujar Istrefi, Arban Vitaku, Driton Selimi, Fisnik Rexhepi etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat