I mbijetuari i tragjedisë ajrore: Jam duke ecur shumë mirë

Futboll

I mbijetuari i tragjedisë ajrore: Jam duke ecur shumë mirë

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 13:34
Ilustrim

Një nga lojtarët e Chapecoense, që u nxor nga rrënojat e katastrofës ajrore, ku vdiqën 19 bashkëlojtar të tij, ka ndërmarrë hapat e parë në rrugën drejt rimëkëmbjes. Alan Ruschel, mbrojtësi 27-vjeçar, ishte i mbijetuari i parë që u evakua nga vendi i rrëzimit të avionit në një mal të Kolumbisë, ku pësoi thyerje të shumta. Ruschel ka qenë i transferuar në “Klinikën Somer”, një nga spitalet më të mira në Rionegra, Kolumbi, dhe është duke bërë përparim të qëndrueshëm. Futbollisti brazilian tashmë është duke ecur përsëri, çka përbën një lajm të madh për tifozët, të cilët janë ende të pikëlluar thellë për 71 viktimat, që humbën jetën javën e kaluar. Ai tha: “Unë do të doja t’ju them se jam duke ecur shumë mirë me shërimin. Së shpejti do të kthehem në Brazil, për ta përfunduar shërimin tim. Dua t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen e dhënë. Ndihem optimist nga dashuria që kam marrë. Dua vetëm t’ju falënderoj të gjithëve. Faleminderit shumë!”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat