Shkëndija përfundon sezonin me stil “MannequinChallenge”

Futboll

Shkëndija përfundon sezonin me stil “MannequinChallenge”

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 13:47
Pamje nga ndeshja Shkëndija-Shkupi

Shkëndija e Tetovës kanë përfunduar angazhimet zyrtare për vitin 2016 në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë në futboll, pas fitores 4:0 kundër Shkupit. Seria pozitive në fund të sezonit dhe avansimin më tej në Kupë i ka dhënë arsye ekipit edhe për pak ‘angazhim’ jashtë terrenit. Një trend i momentit që ka kapluar botën, me organizata të ndryshme dhe klube sportive, “MannequinChallenge” është realizuar edhe nga futbollistët ‘kuqezi’ menjëherë pas përfundimit të sfidës me Shkupin. Video e realizuar për mrekulli që kap të fiksuar në pozita të ndryshme futbollistët dhe stafin e Shkëndijës në zhveshtoren e stadiumit të qytetit në Tetovë. Ekipi kishte suksese historike në eliminatoret e Liga Evropës ku kaloi tre raunde dhe arriti deri në fazën e play-offit për hyrje në grupe. Kjo lodhi shumë skuadrën që pagoi haraçin në kampionat me disa rezultate jo të mira. Mirëpo ekipi tregoi karakter kur me një seri pozitive në fund të sezonit Shkëndija në pushim shkon 4 pikë larg vendit të parë dhe kualifikim në mesin e 4 skuadrave më të mira në Kupë. Tani me disa lëvizje të qëlluara të drejtuesve dhe me rikthimin në formë të futbollistëve aktual, pranvera pritet të sjellë një Shkëndijë të fuqishme, që do të sulmojë trofetë në kampionat dhe Kupë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat