Kashima në çerekfinale

Futboll

Kashima në çerekfinale

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 17:05
Pamje nga ndeshja

Botërori I klubeve ngriti zyrtarisht siparin me sfidën e parë, atë play off mes Kashima Antlers dhe Auckland City. Ekipi japonez fitoi 2:1 këtë sfidë duke eliminuar nga turneu, kampionen e zonës së Oqeanisë duke siguruar njëkohësisht dhe një vend në cerekfinale. Në stadiumin e Yokahomas, takimi nisi me një minutë heshtje në nder të lojtarëve të Chapoconeses, që humbën jetën në fundin e muajit nëntor pas një aksidenti ajror. Fillimisht Auckland ishte më superior duke krijuar disa mundësi të mira shënimi. Goli i skuadrës neozelandeze megjithatë erdhi vetëm në minutën e 50-të kur Dae Ëook Kim I dha epërsinë të tijve. Kashima megjithatë e shtyrë dhe nga publiku I saj mundi të barazojë rezultatin me Akasakin në të 67-tën. Atëherë kur u mendua se ndeshja do të shkonte në shtesë ishte Kanazaki që në minutën e 88-të I dha fitoren të tijve duke eliminuar kampionët e Oqeanisë nga turneu. Falë këtij suksesi Kashima siguroi një vend në çerekfinale ku do të ndeshet me kampionen e Afrikës, klubin afrikano-jugor të Mamelodi Sundoëns, ndërsa sfida tjetër cerekfinale do të jetë ajo mes koreanëve të Jeonbuk Hyundai dhe America të Meksikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat