Ronaldo: Nuk kam frikë

Futboll

Ronaldo: Nuk kam frikë

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 18:34
Ronaldo

Futbollisti më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo, nuk është aspak i shqetësuar për skandalin “Football Leaks” ku figuron edhe emri i tij për shmangie të taksave. Portugezi mendohet se ka fshehur rreth 150 milionë Euro për t’i shpëtuar sistemit të taksimit por ai shprehet për mediat iberike se kjo çështje nuk e frikëson. Në intervistën dhënë për televizionin portugez RTP, Ronaldo u përgjigj me qetësi: “Ju mendoni se unë jam i shqetësuar? Nuk është e vërtetë, nuk kam frikë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat