Barcelona fton Chapecoensen për trofeun Gamper

Futboll

Barcelona fton Chapecoensen për trofeun Gamper

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 18:54
Barcelona

Ndeshja tradicionale e Barcelonës për nder të Joan Gamper këtë vit do të ketë një mysafir special.

Klubi katalanas i ka bërë ftesë Chapecoenses që të jetë mysafir i Barcelonës në trofeun Gamper, që katalanasit e organizojnë për çdo vit.

Klubi brazilian ka pësuar një tragjedi të madhe pasi që pothuajse të gjithë lojtarët e skuadrës kanë mbetur të vdekur nga aksidenti me aeroplan ditë më parë.

Për t’i dalë në ndihmë klubit, Barça ka ftuar Chapecoensen dhe të gjitha mjetet që mblidhen nga ajo sfidë do të shkojnë në arkat e klubit brazilian, ashtu siç do të bëjë kombëtarja e Brazilit kur në muajin janar do të ndeshet me Kolumbinë në një miqësore.

Kujtojmë se Chapecoenses i janë ofruar shumë futbollistë, përfshirë këtu edhe Ronaldinhon, i cili do të luajë pa pagesë, vetëm për ta ndihmuar skuadrën që të kalojë këtë periudhë të vështirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat