Shqiptarët e Zurich-ut eliminohen nga garat evropiane

Futboll

Shqiptarët e Zurich-ut eliminohen nga garat evropiane

Nga: Kemajl Goca Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 18:57
Burim Kukeli

Skuadra zvicerane, Zurich, vetëm fitorja e dërgonte më tutje në garat e Europa League. Zurich pësoi me rezultat 2:0 nga ekipi turk Osmanlispor, ndeshje e cila u zhvillua në Ankara. Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Burim Kukeli dhe sulmuesi Armando Sadiku, u paraqitën në petkun  e Zurich-ut, por pa sukses. Kukeli luajti titullar dhe u ndëshkua me karton të verdhë (90+5'), kurse Sadiku u aktivizua në minutën e 60-të. Golat i shënuan: Delarge (73’) e Kilicaslan (89’). Në grupin L, Osmanlispor zuri vendin e parë me 10 pikë, ndërsa Villareali është i dyti me 9 sosh, të cilat u kualifikuan më tutje. Zurich renditet i treti me 6 pikë, sa ka edhe Steaua dhe janë eliminuar nga garat evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat