Suarez edhe gjashtë vite te Barça

Futboll

Suarez edhe gjashtë vite te Barça

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 20:31
Luis Suarez

Barcelona dhe Luis Suarez janë pranë marrëveshjes për vazhdimin e bashkëpunimit mes vete.

Sulmuesi uruguaian do të nënshkruajë një kontratë prej gjashtë viteve me klubin katalanas.

Këtë lajm e ka konfirmuar presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, i cili ka thënë se gjithçka do të zyrtarizohet para krishtlindjeve, transmeton KosovaPress.

“Suarez do ta vazhdojë kontratën me ne. Kanë mbetur vetëm edhe disa detaje të vogla para se të hidhen nënshkrimet”, ka deklaruar Bartomeu për një radiostacionin uruguaian, Radio Vision.

“Në ditët ose javët në vazhdim do të zyrtarizohet gjithçka dhe besoj se një gjë e tillë do të ndodhë para krishtlindjeve. Luis e di tashmë këtë gjë, por zyrtarizimi do të bëhet për të njoftuar tifozët”.

“Ne duam që kontrata e tij të jetë edhe më e gjatë, por për momentin kemi vendosur që të vazhdojmë deri më 2022”, ka shpjeguar Bartomeu.

Me shumë gjasë Suarez edhe do ta mbyllë karrierën te Barcelona, pasi që pas gjashtë vitesh ai do të jetë 35-vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat