Arsenali vihet pas Baccas

Futboll

Arsenali vihet pas Baccas

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 22:43
Carlos Bacca

Carlos Bacca pritet të largohet nga Milani në afatin kalimtar të janarit.

Sulmuesi kolumbian është një nga lojtarët më të kërkuar në afatin e janarit, pasi që ai me shumë gjasë do t’i thotë lamtumirë Milanit.

Së fundmi për Baccan ka shprehur interesim Arsenali që kërkon ta mposht konkurrencën e Paris Saint-Germain i cili më herët ka kërkuar lojtarin.

Siç shkruan Calciomercato.com, ‘Topçinjtë’ do të përforcohen në fazën e sulmit gjatë dimrit dhe Bacca shihet si njeriu i duhur, pasi që ai ka të drejtë të luajë edhe në Ligën e Kampionëve, meqenëse Milani nuk është pjesë e asnjërës garë evropiane.

Kujtojmë se Bacca nuk ka marrëdhënie të mira me trajnerin Vincenzo Montella dhe kjo është një prej arsyeve kryesore pse sulmuesi kërkon të gjejë një skuadër të re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat