Pogba: E duam këtë trofe

Futboll

Pogba: E duam këtë trofe

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 23:51
Paul Pogba

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, ka bërë të ditur se synimi i “Djajve të Kuq” është që të triumfojnë në Europa League, trofe ky që do t’ia mundësonte kualifikimin direkt në Ligën e Kampionëve, pavarësisht pozicionimit në Premierligë.

“Synimi i parë ishte që të kalonim grupin. Tani e kemi bërë këtë dhe duhet të mendojmë për kundërshtarët që mund t’i hasim në raundin tjetër”, tha Pogba. “Ne e dimë çfarë duam, duam Europa Leaguen.  Do të bëjmë gjithçka për ta fituar atë”, shtoi ai. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat