Mustafi: Do të jap gjithçka në fushë

Futboll

Mustafi: Do të jap gjithçka në fushë

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 11:52
Shkodran Mustafi

Mbrojtësi i kombëtares së Gjermanisë, Shkodran Mustafi, anëtar i Arsenalit, flet për portalin britanik ‘Goal’, duke shprehur respektin e tij për tifozët e klubit londinez . “Ju duhet t’i respektoni tifozët shumë. Ata nuk fitojnë para dhe paguajnë për të ardhur në stadium. Nganjëherë udhëtojnë larg, duke shpenzuar edhe për transportin. Tifozët ju tregojnë se sa e duan këtë klub dhe ju duhet t’i respektoni për këtë. Ajo çfarë mund të bëjë për ta është që të jap gjithçka në fushë nga vetja, dhe t’i bëjë njerëzit e lumtur”, ka thënë Mustafi. Pas 14 jave në Premier League, Arsenali është në vend të dytë me 31 pikë, tri më pak se Chelsea.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat