83 të dyshuar për abuzim me fëmijët në Angli

Futboll

83 të dyshuar për abuzim me fëmijët në Angli

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 13:59
Top futbolli anglez

Policia britanike ka identifikuar 83 persona të botës së futbollit anglez të dyshuar për abuzime me fëmijët.

Lajmi u konfirmua nga Këshilli Kombëtar i Krerëve të Policisë në Britaninë e Madhe, sipas të cilit janë 98 klube të përfshira në këtë skandal të madh. Ky këshill bëri të ditur gjithashtu se 98% e personave që kanë pësuar abuzimet janë meshkuj të moshës nga 7 deri në 20 vjeç.
 
Ai që është ngarkuar për mbrojtjen e minorenëve nga ky këshill është Simon Bailey, i cili bëri të ditur se po merren masat e duhura për këtë çështje, në mënyrë që hetimet e kryera të jenë sa më efektive. Ai shtoi se ky këshill është në kontakte të vazhdueshme me Federatën Angleze të Futbollit (FA) për të siguruar çdo informacion që do t'u duhet hetuesve. Në të njëjtën kohë, Bailey bëri apel në drejtim të personave që kanë pësuar abuzime seksuale kur ishin fëmijë të mos ngurrojnë të bëjnë denoncimet e tyre.

Numri i përgjithshën i personave që kanë denoncuar abuzime seksuale nga trajnerë e anëtare të tjerë të klubeve britanike ka shkuar në 350 dhe ata janë të gjithë futbollistë profesionistë apo në provë. I pari që e bëri një denoncim të tillë ishte ish-futbollisti i Sheffield, Andy Woodward, i cili u abuzua nga ish-trajneri Barry Bennell.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat