Balotelli: Ndihem mirë dhe jap maksimumin për skuadrën

Futboll

Balotelli: Ndihem mirë dhe jap maksimumin për skuadrën

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 17:38
Balotelli

Rikthehet Mario Balotelli. Pas një periudhe jo shumë pozitive te Liverpooli dhe Milani, duket se sulmuesi ka rigjetur formën e tij më të mirë fizike si dhe rrugën e rrjetës, duke u shndërruar në protagonist absolut tek skuadra e tij Nice në kampionatin Francez. SuperMario është rikthyer dhe deri më tani ai ka arritur të realizojë 6 gola, 1 në cdo 85 minuta lojë. Shifra të kënaqshme për një futbollist, i cili deri para pak kohësh ishte një lojtar stoli. Gjatë një interviste, Italiani i ka treguar gazetarëve se cili është shkaku i rikthimit të tij në nivele të kënaqshme.

“Sezonin e kaluar nuk luajta shumë, kështuqë nuk arrita të shënoja gola. Më pas pësova dhe një dëmtim të rëndë që më la jashtë fushave për një kohë të gjatë, por tashmë kjo është pjesë e së shkuarës. Kur ndihem mirë arrij të jap maksimumin për skuadrën. Në Francë ndihem mirë. Gjithashtu skuadra ku unë luaj është duke kaluar një moment pozitiv. Kemi ende shumë ndeshje për të luajtur, sidoqoftë une dhe shokët e mi të ekipit do të përpiqemi të japim më të mirën në cdo takim”.

Më pas Balotelli foli dhe për garën e fituesit te “Topit të Artë”. SuperMario nuk ka dyshime, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë më të mirët, por nuk harroi të shtonte se dhe për të fitimi i këtij trofeu nuk është një mollë e ndaluar.

“Sigurisht që Messi dhe Ronaldo janë më të mirët. Askush nuk i ka cilësitë që kanë ata. Nëse unë zhvilloj një sezon të mirë, pa dëmtime dhe do të jem i përqëndruar maksimalisht, atëherë një ditë ai trofe do të jetë edhe i imi”.

26-vjecari nuk e harron dashurinë e tij të vjetër, Milanin. Ai shprehet se nëse një ditë do të kthehet në Itali, pa dyshim që ai do të donte të ishte sërish pjesë e kuqezinjve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat