Guardiola parashikon ndeshje të vështirë me kampionin

Futboll

Guardiola parashikon ndeshje të vështirë me kampionin

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 19:13
Pep Guardiola

Kampioni i Anglisë, Leicester City, do të presë nesër (18.30) në “King Power Stadium” Manchester City-n, për me shpresën për t’i dhënë fund një serie të gjatë ndeshjesh pa fitore në Premier League. Trajneri i Leicester City, Claudio Ranieri, u shpreh se ka besim se futbollistët e tij do të dinë si të reagojnë, por nga ana tjetër e pranoi se skuadra ka nevojë për një analizë të thellë sapo të mbyllet 2016-ta. Casper Schmeichel i cili është i lënduar në dorë, mbetet e vetmja mungesë në radhët e Leicesterit, ndërsa nga City nuk janë të disponueshëm Aguero, Fernandinho dhe Otamendi të pezulluar, Kompany mbetet i lënduar, ndërsa Sterlingd është në dyshim. Pavarësisht se rezultatet me luhatje, për trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola, është e e rëndësishme ruajtja e nivelit të lartë të lojës. “Rezultatet janë të rëndësishme, por unë dua që skuadra ime të luajë mirë. Shpesh ndodh që edhe pse meriton të fitosh, nuk merr maksimumin e pikëve. Nëse luajmë ashtu siç luajtëm ndaj Chelseat dhe Celtic-ut, do të arrijmë gjëra të mira”, tha Guardiola. Humbja e thellë e Leicesterit në Champions ndaj Portos, sipas Guardiolës nuk mund të jetë pikë referimi për përballjen e Premier Leagues. “Leicesteri mbetet një skuadër e mirë. Për Ranierin kam shumë respekt, ajo që bëri skuadra e tij sezonin e kaluar ishte e mrekullueshme. Ata e mbyllën të parët fazën e grupeve në Champions e ndoshta nuk kanë qenë të fokusuar te ndeshja e fundit”, thotë Guardiola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat