Shaqiri zbulon se në çfarë pëlqen ta shpenzojë rrogën prej 77 mijë eurosh në javë

Futboll

Shaqiri zbulon se në çfarë pëlqen ta shpenzojë rrogën prej 77 mijë eurosh në javë

Më: 10 dhjetor 2016 Në ora: 19:03
Xherdan Shaqiri

Ylli shqiptar i Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri, në një intervistë për The Sun i është përgjigjur pyetjes më të shpeshtë, “Si i shpenzojnë lojtarët rrogat?.

Anësori i Përfaqësueses së Zvicrës u transferua te klubi anglez nga Interi, ndërsa rroga javore e tij është 77 mijë euro.

Atletet e Xherdanit të bëra special për atë.

25-vjeçari ka zbuluar se në çfarë i pëlqen të shpenzojë para e tij dhe kjo i ka befasuar paksa tifozët.

“Më pëlqen t’i shpenzojnë paratë në këpucë. As vetë nuk e di sa palë këpucë kam. Unë kam një dhomë të mbushur përplot me to, por më shumë preferoj ato sportive”, ka thënë Shaqiri.

Atletet sportive të Shaqirit, bien në sy flamuri i Kosovës, Shqipërisë dhe Zvicrës.

“Jam zhvendosur në një shtëpi në Mançester, në një zonë të bukur. Ndihem i lumtur kur jam në shtëpi me familjen dhe miqtë e ngushtë duke e ditur se askush nuk po më shikon”.

“Të gjithë më njohim kur dal jashtë, posaçërisht kur jam në Zvicër. Nuk e kam bezdi të bëjë selfie, por jo edhe kur jam duke ngrënë në restorant”.

Si gjithmonë Shaqiri nuk harron origjinën.

“Prindërit janë vizitorët e mi më të shpeshtë. Ata vijnë për çdo të dytën lojë që Stoke luan në shtëpi. Do luajmë në shtëpi me 31 dhjetor ndaj Chelseat dhe plani është që e gjithë familja të vijnë për vizitë”.

“Pas ndeshjes ne do të festojmë Vitin e Ri së bashku”, ka shtuar Xherdani.

Po ashtu ylli shqiptar ka thënë se dëshiron të luajë në një klub më të madh se Stoke, i cili është edhe pjesëmarrës i rregullt në Ligën e Kampionëve. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat