Skandaloze: Plani maqedonas, me Shqipërinë në strehën e racizmit dhe

Futboll

Skandaloze: Plani maqedonas, me Shqipërinë në strehën e racizmit dhe

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 16:01
Pamja e stadiumit në Prilep

Ndeshja e kthimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë do të luhet në shtator të vitit 2017, por këta të fundit janë duke menduar për stadiumin ku do të presin kuqezinjtë. Ende nuk është zyrtarizuar impianti ku do të luhet kjo ndeshje, por nuk përjashtohet si mundësi që të organizohet në stadiumin e Prilepit, i cili ka filluar të rindërtohet gjatë këtyre ditëve dhe punimet po vazhdojnë me një ritëm shumë të lartë.

Gjasat të bëjnë të mendosh që punimet mund të përfundojnë shumë shpejt dhe ndeshja Maqedoni-Shqipëri mund të luhet pikërisht në Prilep. Ky stadium duhet të kishte filluar përpara një viti, por federata maqedonase ishte në kontakte të vazhdueshme me UEFA-n për të pasur një stadium 18 mijë vendesh dhe me standardet europiane, raporton panoramasport. Kjo nuk është hera e parë që kuqezinjve u bëhen lëvizje të tilla me stadiumet sepse vendet organizatore duan që ta vënë në vështirësi skuadrën mike. Edhe Italia e çoi ndeshjen në Sicili për të shmangur tifozët e shumtë shqiptarë.

Nuk do të jetë ndeshja e parë e zhvilluar në Prilep mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, sepse edhe në vitin 2011 dy vendet luajtën një sfidë miqësore, e cila përfundoi pa gola. Golat munguan, por nuk munguan koret raciste të grupimit të tifozëve maqedonas “Majmuni”, të cilët nuk pushuan asnjëherë gjatë 90 minutave: “Dhoma gazi për shqiptarët”, “Shqiptari i vdekur është shqiptari i mirë”, “Lufta për çlirim”.

Këto ishin disa nga koret e tyre, të cilat e ndezën shumë rivalitetin mes dy vendeve. Maqedonia do të kërkojë të hakmerret pas humbjes që pësoi në Shkodër me rezultatin 2-1 në favor të Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat