Juventusi transferon një yll në janar

Futboll

Juventusi transferon një yll në janar

Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 08:52
Ilustrim

Axel Witsel do t’i bashkohet Juventusit në afatin kalimtar të janarit

Sipas La Gazzetta dello Sport, skuadra ruse, Zenit Saint Petersburg është e gatshme ta lë mesfushorin belg, Axel Witsel që të bashkohet me Juventusin në afatin kalimtar të janarit

Reprezentuesi belg ka kontratë me gjigantin rus deri në fund të sezonit, por rusët janë të gatshëm ta shesin lojtarin në janar për 6 milionë euro.

Witsel ishte objektiv i Juventusit edhe gjatë verës, por drejtuesit e Zenitit kishin refuzuar shitjen e mesfushorit te Kampioni i Italisë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat