Shqipëria mëson rivalët europian

Futboll

Shqipëria mëson rivalët europian

Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 12:20
Pamje nga shorti

Kombëtarja e Shqipërisë U-17 dhe U-19 kanë mësuar rivalët në rrethin e parë kualifikues të Kampionateve Europiane 2018. Shqipëria U-17 e drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç është vendosur në Grupin 2 kualifikues të Kampionatit Europian U-17 “Angli 2018”. Kundërshtarët e kuqezinjve do të jenë Spanja, Kroacia dhe Lihtenshtejni. Ndeshjet e grupit luhen me sistem grumbullimi dhe do të zhvillohen në Shqipëri gjatë datave 19-25 tetor 2017. Ekipet e renditura në 2 vendet e para të secilit nga 13 grupet kualifikuese do të vazhdojnë rrugëtimin në raundin elitar në pranverën e 2018-s. Në këtë raund do të kalojnë dhe 4 ekipet më të mira të vendeve të treta. Shqipëria U-19 e drejtuar tashmë nga Erjon Bogdani është vendosur në Grupin 12 kualifikues të Kampionatit Europian U-19 - “Finlandë 2018”. Kundërshtarët e kuqezinjve do të jenë Ukraina, Mali i Zi dhe Norvegjia. Ndeshjet e grupit luhen me sistem grumbullimi dhe do të zhvillohen në Shqipëri gjatë datave 4-10 tetor 2017. Ekipet e renditura në 2 vendet e para të secilit nga 13 grupet kualifikuese do të vazhdojnë rrugëtimin në raundin elitar në pranverën e 2018-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat