Agnelli: Juventusi ekziston për të fituar

Futboll

Agnelli: Juventusi ekziston për të fituar

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 22:45
Agnelli

Andrea Agnelli përcjell optimizëm te Juventusi. Ky sezon po shkon në mënyrën më të mirë për bardhezinjtë të cilët përvec se kryesojnë kampionatin e mbyllën në vend të parë edhe fazën e grupeve në Uefa Champions League. Në një intervistë presidenti i kampionëve të Italisë thuri elozhe për skuadrën që drejtohet nga Massimiliano Allegri ndërkohë që foli me superlativa për këtë Juventus madje duke thumbuar në një fare mënyre edhe skuadrat rivale dhe të gjithë ata që lobojnë  negativisht ndaj skuadrës së Massimiliano Allegrit.

“Kanë bashkuar forcat dhe të gjithë janë kundra nesh, principi është se nuk ka rëndësi kush fiton,  e rëndësishme është të mos fitojë Juvja. Ky është ambienti që na rrethon, ne duhet të luftojmë për t’u mbyllur gojën edhe dashakeqëve. Duam të vazhdojmë të fitojmë, jemi Juventusi dhe ekzistojmë për të fituar”, deklaroi fillimisht Andrea Agnelli. Më tej numri 1 i klubit bardhezi shtoi:”Kemi dy rrugë përpara, titullin e 6-sht rradhazi në Itali dhe Champions Leaguen. Duhet të marrim si shembull Usain Bolt dhe të shndërrohemi në një legjendë. Fitimi i një tjetër kampionati mund të rezultojë thjeshtë një formalitet për Juventusin në këtë sezon por skuadra e Allegrit me lojtarë si Higuain, Dybala, Mandzukic, Bonucci e Pjanic ëndrron të fitojë edhe në Europë, pra të ngrejë lart trofeun e Uefa Champions League, një mision i vështirë por jo i pamundur për këtë Juventus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat