Erblindi e sheh ardhmërinë në futbollin evropian?!

Futboll

Erblindi e sheh ardhmërinë në futbollin evropian?!

Nga: Fadil Beqiraj Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 19:12
Erblind Mulaj

Gjenerata të tëra e mbajtën gjallë futbollin e Kosovës brez pas brezi edhe përkundër vështirësive që patën në periudha të ndryshme kohore. Pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA ngjalli shpresën se gjeneratat e reja do ta gëzojnë atë të cilën të kaluarat nuk e arritën ta shijojnë. Në jetë çdo kush lind me një talent për diçka, Erblind Mulaj lindi për futboll, i cili prej moshës gjashtëvjeçare u regjistrua në shkollën e futbollit të KF Besa e Pejës. Erblindi i vogël ëndërronte që një ditë të bëhet futbollist i madh, ai gjithnjë dallohej nga bashkëmoshatarët e vet nëpër të gjitha grup-moshat nëpër të cilat kalojë në KF Besa dhe në moshën 17-vjeçare arrin të futet në kombëtaren e Kosovës U-17-të, ku pastaj me lojëra të mira dhe golat që shënonte arrin të futet në përbërjen e parë te seniorët e Besës dhe konsiderohej si një talent i madh dhe ardhmëria e kësaj skuadre. Ai nuk ndalej dhe nën drejtimin e secilit trajner tregonte edukatë, kulturë dhe disiplinë të madhe sepse synimi i tij ishte gjithnjë të jetë një hap para shokëve. Shpejtësi, driblimi, gjendeshmëria, koordinimi i mirë me bashkëlojtarët ishin veçoritë të cilin këtë djalosh e bënin futbollist të madh dhe shumë të rrezikshëm për portierët kundërshtar, i cili dinte të shënonte gola shumë të bukur që bënin  publikun të ngritët në këmbë. Bie në sy të ekspertëve dhe trajnerëve të futbollit jo vetëm...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat