Spalletin nuk e kënaq barazimi: Duam t’i afrohemi Juves

Futboll

Spalletin nuk e kënaq barazimi: Duam t’i afrohemi Juves

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 23:32
Spalleti

Roma duhet të konfirmohet skuadra Anti-Juventus në përballjen direkte që do të zhvillohet në “Juventus Stadium”. Dhe kjo sipas trajnerit të verdhekuqve Luciano Spalleti duhet të ndodhë me një fitore të skuadrës së tij, si e vemtja mënyrë për të shkurtuar diferencën me kreun.

“Për ne është një sfidë shumë e rëndësishme. Nuk mund të jem i kënaqur me barazimin sepse diferenca nuk do të ndryshonte. Fitorja do të na jepte një shtysë të madhe, edhe pse duhet pranuar nuk është treni i fundit për titullin. Kjo Romë gjatë muajve të fundit ka qenë e bukur për t’u parë, edhe pse me ulje-ngritje. Juventusi ka ditur të marrë rezultatet e duhura edhe në momente të vështira.

Spalleti pret një Juventus agresiv, sepse kjo qasje është në ADN-në e kësaj skuadre.

“Ata janë të vetëdijshëm për forcën dhe karakterin e tyre. Do të na sulmojnë lart, për të na vendosur nën presion. Nëse do të arrijnë të na mundin, do të jenë në rrugën e duhur drejt titullit, madje do të kenë mundësi të mendojnë edhe për të ardhmen. Ne duhet të jemi të zotë dhe të themi fjalën tonë.”

Fjalëve vlerësuese të Allegrit, Spalleti iu përgjigj me të njëjtin respekt, duke theksuar se trajneri bardhezi është i suksesshëm falë aftësive të tij.

Për mua është një mik. Allegri fiton sepse ëshët i zoti, jo sepse ka lojtërë cilësorë. Ai mbetet trajner i klasit të parë përsa i përket manaxhimit të futbollistëve dhe ruajtjes së ekulibrave në dhomat e zhveshjes. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat