Juventus pranë transferimit të mbrojtësit Caldara

Futboll

Juventus pranë transferimit të mbrojtësit Caldara

Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 15:04
Matia Caldara

Në edicionin e sotëm të “TuttoSport”, është konfirmuar se Juventus, është shumë pranë transferimit të mbrojtësit Italian, Matia Caldara. Qendër mbrojtësi 22-vjeçar, do të kalojë në “Juventus Stadium”, në verë pasi kontrata e tij në formë huazimi me Atalantën, është edhe për gjashtë muaj.

E përditshmja italiane, zbulon shumën që “Zonja e Vjetër” do të paguajë të afrojë në skuadër 22-vjeçarin, afro 18 milionë euro. Çmimi që Atalanta ka kërkuar në fillim ka qene 20 milionë euro, por Juventus ia doli të ulë shifrën e marrëveshjes, dhe të paguajë 2 milionë më pak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat