“Unë bëj tifo për Juventusin në 36 nga 38 ndeshjet e vitit”

Futboll

“Unë bëj tifo për Juventusin në 36 nga 38 ndeshjet e vitit”

Më: 20 dhjetor 2016 Në ora: 08:07
Administratori i Milanit, Adriano Galiani

Administratori i Milanit, Adriano Galiani, nuk e ka fshehur kurrë që në rininë e tij ka qenë një simpatizant i Juventusit, mirëpo pas 30 vitesh në krye të klubit kuqezi, sigurisht që i kanë ndryshuar shijet.

Por, drejtuesi i “Djallit” ka zbuluar se, me përjashtim të rasteve kur “Zonja e Vjetër” luan përballë Milanit, ai bën tifo për kampionët e Italisë.

“Unë bëj tifo për Juventusin në 36 nga 38 ndeshjet e vitit. Kjo, për faktin se bardhezinjtë po bëjnë një kampionat më vete dhe, me shumë mundësi, do fitojnë edhe në këtë sezon titullin. Mua më intereson fakti që të fitojnë sa më shumë ndeshje, në mënyrë që Milani të fitojë terren karshi kundërshtarëve. Kjo është arsyeja pse bëj tifo për Juventusin, me përjashtim të sfidës kundër Milanit”, tha italiani.

Galiani, me pak fjalë, pranon që mbështet në kampionat ekipin e drejtuar nga Masimiliano Alegri, teksa shpreson që bardhezinjtë, duke mundur rivalët si Roma, favorizojnë kuqezinjtë në garën për një vend në Champions. Arsyetimi i administratorit ka një logjikë, por të njëjtin mendim me të nuk ndajnë tifozët e Milanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat