Milani triumfon në Superkupë, mposhtë Juven pas penalltive

Futboll

Milani triumfon në Superkupë, mposhtë Juven pas penalltive

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 20:35
Milani dhe

Koha e rregullt e ndeshjes u mbyll me rezultat të barabartë 1:1.

Ndeshja e zhvilluar në Doha të Katarit u vendos pas ekzekutimit të penalltive, pasi që gjatë 120 minutave nuk pati fitues. Futbollistët e Milanit u treguan më të saktë nga 11-metërshat që dolën të ishin vendimtar për fituesin e kësaj sfide. 4:3 ishte rezultati final pas ekzekutimit të penalltive.

Në minutën e 18, Juventus kaloi në epërsi me një gol të Giorgio Chiellinit. Një harkim të bukur nga këndi të Miralem Pjanic e konkretizoi me gol mbrojtësi italian që u gjend mirë në zonën e Milanit.

‘Zonja e Vjetër’ vazhdoi ta dominonte ndeshjen në pjesën, por Milani gjeti barazimin në minutën e 38-të, me anë të Giacomo Bonaventuras, i cili gjuajti bukur me kokë pas një harkimi të Susos. Me rezultatin 1:1 shkuan skuadrat në pushim.

Në pjesën e dytë, Milani krijoi më shumë, madje goditi shtyllën në minutën e 57-të, pas një goditje të bukur me kokë. Edhe Juve pati disa raste përmes Paulo Dybalas, por argjentinasi nuk ia doli ta mposhtë Gianluigi Donnarumman dhe kësisoj koha e rregullt u mbyll në barazim.

Loja shtesë nuk solli ndryshim, me të dy skuadrat që luajtën kujdesshëm dhe nuk krijuan shumë raste, për të çuar lojën në penallti.

Claudio Marchisio realizoi penalltinë e parë, ndërsa Gianluca Lapadula i Milanit dhe Mario Mandzukiç i Juves dështuan në penalltitë e radhës. Giacomo Benaventura barazoi serinë e penalltive. Nuk gabuan as Gonzalo Higuain e Juraj Kucka. Serinë e realizimeve e vazhduan edhe Sami Khedira e Suso. Vendimtare ishte pritja e Donnarummas që i bëri penalltisë së Paulo Dybalas, ndërsa fitoren e Milanit e vulosoi Mario Pasaliç.

Ky është trofeu i parë për trajnerin Vincenzo Montella, që këtë vit ka marrë drejtimin e ‘Rossonerëve’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat