Pagë ekstra për lojtarët e Realit

Futboll

Pagë ekstra për lojtarët e Realit

Më: 24 dhjetor 2016 Në ora: 17:20
Real Madrid

1.110.000 euro. Kjo është paga ekstra që futbollistët e Real Madrid do të marrin me rastin e Krishtlindjeve.

Këto para nuk jepen për festën në vetvete por për të gjithë trofetë e fituar këtë vit. “Los Blancos” e kanë mbushur 2016 me trofe dhe nga të ardhurat e fituara, klubi vendosi të shpërblejë futbollistët me këtë shumë.

Reali arkëtoi më shumë se 80 milionë euro nga fitimi i Champions League. Pjesëmarrja në fazën e grupeve, faza e eliminimit direkt, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe fitimi i trofeut. Më shumë se 26 milionë erdhën nga drejta televizive.

Në total për tre trofetë e 2016, çdo lojtar ka grumbulluar 960.000 euro, pjesa tjetër ekstra shtohet për fitoren në ndaj Barcelonës në “Camp Nou” në muajin prill.

Në atë kohë Presidenti motivoi futbollistët me nga një makinë “Audi” dhe 150 mijë euro shpërblim. Të jetë rasti i shprehjes paraja shkon tek paraja. Më së shumti është fati favorizon më të përgatiturin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat