Juve konfirmon lëndimin e Alex Sandros

Futboll

Juve konfirmon lëndimin e Alex Sandros

Më: 26 dhjetor 2016 Në ora: 21:53
Alex Sandro

Alex Sandro është lënduar në Superkupën e Italisë ndaj Milanit.

Juventus ka njoftuar që mbrojtësi i krahut të majtë, Alex Sandro ka pësuar një lëndim në kofshë, por nuk ka bërë të ditur sesa kohë do të qëndrojë lojtari jashtë fushave të blerta.

Braziliani është lënduar në Superkupën e Italisë, ku Juve është mposhtur nga Milani pas ekzekutimit të penalltive.

“Pasi që lëshoi fushën në pjesën e parë të finales së Superkupës të premten, testet e para mjekësore tregojnë që Alex Sandro ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e tij të djathtë”, thuhet në njoftimin e klubit.

“Gjendja e mbrojtësit të majtë do të monitorohet me kujdes në ditët në vazhdim”.

Sipas medieve italiane, Sandro do të mungojë të paktën dy deri në tri javë si pasojë e këtij lëndimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat