Isco e James, Juventusi i do që në Janar

Futboll

Isco e James, Juventusi i do që në Janar

Më: 30 dhjetor 2016 Në ora: 19:21
Isco e James

Nëse Morata është penduar që pranoi të rikthehej te Reali i Madridit, pasi hapësirat për të në formacion kanë qenë të pakta, te Los Blancos ka të tjerë që kërkojnë të largohen. Të zhgënjyerit janë Isco e James Rodriguez, që në asnjë moment nuk u shndërruan elementë të rëndësishëm nën udhëheqjen e Zidane. Në Janar Realin e Madridit e pret një kalendar i ngjeshur, por me dëmtimin e Vasquez dhe të Kovacic, ky mund të jetë muaji vendimtar për të njohur të ardhmen e spanjollit dhe kolumbianit, për të cilët interesohet Juventusi.

Në fakt Isco është një dëshirë e vjetër e Allegrit, që e ndjek prej më shumë se një viti. Kontrata e tij me Realin skadon në vitin 2018, dhe deri në këto momente nuk është bërë asnjë përcapje mes palëve për të nisur bisedimet për një bashkëpunim të ri. Në shtëpinë e Realit nuk janë të bindur për vazhdimësinë e Iscos. Përsa i përket Rodriguezit, menaxheri i tij, Jorge Mendes e ka vënë prej kohësh në merkato, duke u shprehur se mund të luajë në cdo klub të madh dhe nuk ka cfarë të tregojë më shumë. Madje i pyetur specifikisht për mundësinë e transferimit të tij tek Juventusi, Mendes ka lënë të kuptohet se në Janar gjithcka mbetet e hapur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat