Juventus transferon përforcimin e parë të janarit

Futboll

Juventus transferon përforcimin e parë të janarit

Më: 3 janar 2017 Në ora: 09:29
Lojtarë të Juventusit

Tomas Rincon është futbollist i ri i Juventusit.

Juventus ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Tomas Rincon nga rivali i Serie A, Genoa.

Reprezentuesi i Venezuelës ka nënshkruar kontratë me “Bianconerët” deri më 30 qershor të vitit 2020.

Juventus ka njoftuar se për blerjen e tij do të paguajë 8 milionë euro në tri këste.

Vlera mund të rritet për 1 milionë euro varësisht nga arritja e disa bonuseve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat