Skënderbeu në Antalya

Futboll

Skënderbeu në Antalya

Nga: K.G. Më: 3 janar 2017 Në ora: 16:27
Ilir Daja

Kampioni shqiptar, Skënderbeu nga Korça, konfirmon trajnerin e ri dhe ku do t’i vazhdojë përgatitjet për pjesën e dytë të kampionatit. “Pas dy fazave të para, drejtuesit e KF  'Skënderbeut' kanë arritur të zgjidhin me mirëkuptim kontratën me teknikun italian Andrea Agostinelli. Pavarësisht besimit që trajneri kishte nga drejtuesit, rezultatet e deritanishme që skuadra ka arritur nuk shkojnë për shtat me objektivat e klubit, ndaj i urojmë suksese Agostinellit në karrierën e tij! Skuadra do të nisë përgatitjet në Antalya në datën 6 janar dhe në krye të pankinës është zyrtarizuar trajneri Ilir Daja, prezantimi të cilit do të bëhet në datën 4 Janar në orën 12:00 në rezidencën e kampionëve në "Tropikal Resort" në Durrës!, shkruan në faqen e facebookut të këtij klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat