Chelsea pëlqen shumë sulmuesin e West Hamin

Futboll

Chelsea pëlqen shumë sulmuesin e West Hamin

Më: 4 janar 2017 Në ora: 09:02
Michail Antonio

Chelsea janë vënë pas sulmuesit të West Ham, Michail Antonio.

Lojtari pothuajse i vetëm që është duke shkëlqyer këtë vit te londinezët është në orbitën e Chelseat.

Ai deri më tani ka shënuar tetë gola në Ligën Premier.

Ish – sulmuesi i Nottingham Forest mund të blihet me një pjesë të parave që është shitur Oscar, që tashmë luan në Kinë.

Blutë janë duke kërkuar përforcime për afatin kalimtar të janarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat