Progni largohet nga Azerbajxhani, sërish në Superligën Shqiptare

Futboll

Progni largohet nga Azerbajxhani, sërish në Superligën Shqiptare

Më: 7 janar 2017 Në ora: 20:38
Gerhard Progni

Gerhard Progni gati të kthehet në Kategorinë Superiore, pas aventurës me Ziran në kampionatin e Azerbajxhanit. 30-vjecari ka ndërprerë para kohe me marrëveshjen kontratën me klubin e qendër në kryeqytetin Baku dhe po kërkon një destinacion të ri për pjesën e mbetur të sezonit. Ndonëse dëshira e tij është ta vijojë karrierë jashtë Shqipërisë, një ofertë e kënaqshme financiare mund të bëjë që të rikthehet që futbollin shqiptar. Gjatë pjesës së parë të sezonit në futbollin azer, Progni është aktivizuar në 14 ndeshje të kampionatit duke shënuar 2 gola në fitoren 3-1 me Azal.  Cilësitë e Pognit tashmë dihen dhe në këtë periudhë merkatoje kur është e vështirë të gjesh lojtarë të lirë të sikatur, skuadrat më të forta të Superiores mund të përfitojnë duke afruar një element që nuk do të ketë nevojë për një kohë të gjatë për t’u përshtatur.

Kukësi po kërkon një lojtar krahu, por edhe Partizani i shtyrë nga ambiciet që ka për të fituar titullin kampion nuk do të hezitonte t’i shtonte organikës një lojtar cilësor, i cili në moshë të re ka spikatur te skuadrat zinxhir të të kuqve.

Por nuk janë vetëm këto dy skuadra të kampionatit shqiptar që po vështrojnë nga merkatoja e janarit për të rritur cilësinë e grupit. Gjithsesi gjithcka do të varet nga ofertat që do të ketë 30-vjecari, i cili në elitën e futbollit shqiptar është aktivizuar me Besën, Dinamon, Flamurtarin, Kukësin dhe Skënderbeun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat