Dy golat e Perishiçit, Interi vazhdon me fitore

Futboll

Dy golat e Perishiçit, Interi vazhdon me fitore

Nga: Kemajl Goca Më: 8 janar 2017 Në ora: 14:26
Interi feston fitoren

Skuadra e Interit vazhdon me fitore në Serie A dhe ngjitet drejt pjesës së lartë të klasifikimit.  Kroati Ivan Perishiç është trim i fitores i cili tre minuta pa përfunduar sfida realizoi për fitoren e skuadrës së tij me rezultat 2:1 në konak të Udineses. Dukej se takimi po shkon drejt barazimit, por Perishiç ishte ai që vulosi fitoren. Në minutën 17-të, Jankto kaloi në epërsi Udinesen, por kjo assesi nuk e dekoncentroi skuadrën zikaltër. Perishiç ishte në formën më të mirë të mundshme dhe në minutën e  45+2 futet brenda 16-shit i cili me goditje të fortë barazoi rezultatin 1:1. Në minutën e 87-të, Mario bëri një harkim në thellësi të zonës së 16-shit dhe Perishiq nga afërsia me kokë e mposhti portierin vendas, 1:2. Interi ngjitet në vend të gjashtë me 33 pikë, kurse Udinese është në pozitën e 11-të me 25 pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat