Sakho te skuadra e njohur spanjolle

Futboll

Sakho te skuadra e njohur spanjolle

Më: 8 janar 2017 Në ora: 14:59
Mbrojtësi francez, Mamadou Sakho

Mbrojtësi francez, Mamadou Sakho është në rrugë për tu larguar nga Liverpool.

Pasi ka humbur pozitën e titullarit, Sakho nuk dëshiron më të qëndroi në ‘Anfield’.

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp nuk i ka dhënë fare hapësira këtë edicion francezit i cili ka vendosur të largohet.

Së fundmi në garë fuqishëm për ish-reprezentuesin francez është futur skuadra e njohur spanjolle Sevilla.

Andaluzianët njihen si skuadër që rikthen në formë futbollistët dhe Sakho duket se do të transferohet në La Liga.

Kujtojmë që për qendërmbrojtësin interesim ka shprehur edhe gjiganti francez, Olympique Marseille.

Liverpool është e gatshme ta lë të lirë lojtarin për shtatë milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat