Sipas raportimeve të ‘GianlucaDiMarzio’, sulmuesi shqiptar që është në pronësi të Interit po kërkohet në Bundesligën gjermane.
Është skuadra e Ingolstadt që ka shprehur interes për sulmuesin që pjesën e parë të sezonit e kaloi si i huazuar tek Pescara në Serie A, ku në 12 ndeshje ka realizuar 2 gola.
Në ditët në vazhdim pritet që gjermanët të bëjnë edhe një ofertë zyrtare te Interi për Manajn.