Sërish lëndohet

Futboll

Sërish lëndohet

Më: 9 janar 2017 Në ora: 13:21

Mesfushorit të kombëtares shqiptare Amir Abrashit nuk po i ndahen dëmtimet këtë sezon. Ai u detyrua të linte fushën para kohe në miqësoren ndaj Vaduzit. 
Mesfushori i Frieburgut pas dëmtimit provoi rreth 20 minuta t’i rezistonte dhimbjeve por në fund u dorëzuar duke pranuar që të zëvendësohet.
Menjëherë Abrashi mësohet se ka lënë grumbullimin e skuadrës në Spanjë, për t’u kthyer në Gjermani, ku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve më të specializuara mjekësore, për të kuptuar shkallën e dëmtimit dhe kohën që i duhet mesfushorit për të qenë sërish i gatshëm për lojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat