Shqiptari i Juventusit refuzon Flamurtarin

Futboll

Shqiptari i Juventusit refuzon Flamurtarin

Më: 9 janar 2017 Në ora: 13:40
Elvis Kabashi

Futbollisti Elvis Kabashi i kthen përgjigje negative edhe Flamurtarit. Pas refuzimit të ekipit kombëtar U-21 të Shqipërisë, mesfushori në pronësi të Juventusit ka refuzuar edhe Flamurtarin e Vlorës. E ndërsa drejtuesit e klubit kanë bërë një ofertë konkrete për Kabashin, ky i fundit ka kthyer një përgjigje negative. Refuzimi nuk ka qenë për çështje termash financiarë të kontratës, por për diçka tjetër, që jo çdo lojtar mund ta bënte. Duke qenë se Kabashi jeton në Itali dhe atje është rritur dhe ka zhvilluar karrierën e tij, nuk mund të pajtohet me disa realitete shqiptare. Gjithçka ka të bëjë me kushtet. “Nuk mund të vij në Shqipëri se aty nuk ka drita”, ka qenë përgjigjja që u është kthyer nga Kabashi drejtuesve të Flamurtarit, pasi e kanë telefonuar për të qenë pjesë e kuqezinjve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat