Bacca nuk ka arsye të largohet nga Milani

Futboll

Bacca nuk ka arsye të largohet nga Milani

Më: 9 janar 2017 Në ora: 18:18
Bacca

Futbollisti Carlos Bacca është kreator i fitores së Milanit me rezultat 1:0 ndaj Cagliari-t, në ndeshjen e vlefshme në Serie A. Sipas agjentit të tij sulmuesi kërkon vetëm Milanin dhe do të mbetet ende pjesë e rossonerëve. “Unë flas me Carlosin pothuajse çdo ditë. Të dielën ai ishte kuptueshëm shumë i lumtur. Ne të dy gjithmonë mbesim të qetë, të vetëdijshëm se ai do të kthehet së shënuari gola vendimtarë siç ka bërë gjithmonë në karrierën e tij. Bacca është i lumtur në Milan dhe klubi është i kënaqur me punën e tij, nuk ka arsye që ai të largohet”, ka thënë agjenti Sergio Barila për ‘Tuttomercatoweb”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat