Shkëndija do të ballafaqohet me disa ekipe

Futboll

Shkëndija do të ballafaqohet me disa ekipe

Nga: K.Goca Më: 9 janar 2017 Në ora: 18:59
Pamje nga një ndeshje

Shkëndija e Tetovës ka të njohur kundërshtarët për ndeshjet miqësore me synim që të janë sa më të përgatitur për pjesën pranverore. Skuadra shqiptare, fituese e Kupës së Maqedonisë, në kuadër të përgatitjeve dimërore planifikon të zhvillojë 7-të ndeshje kontrolluese, ndërsa për momentin dihen emrat e katër kundërshtarëve. “Pelisteri, Gabala, Termalica dhe Podbrezova janë kundërshtarët e konfirmuar deri tani, ndërsa pritet të caktohen edhe tre rivalët tjerë që do të përmbushin terminet e caktuara për ndeshje testuese. Moti keq bën që të shtyhet udhëtimi drejt Ohrit, ku në vend të martën, shkohet nga e diela”, bëhet e ditur nga KF Shkëndija.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat