Mësojeni se sa ishte diferenca e CR7 me Messin dhe Griezmannin

Futboll

Mësojeni se sa ishte diferenca e CR7 me Messin dhe Griezmannin

Më: 9 janar 2017 Në ora: 20:39
Ronaldo dhe Griezmann

Cristiano Ronaldo ka rrëmbyer çmimin e futbollisti më të mirë të vitit nga FIFA.

Pas fitimit të ‘Topit të Artë’ në fund të vitit që sapo lamë pas, sulmuesi portugez është stolisur edhe me çmimin e futbollistit më të mirë të vitit 2016.

Ky çmim është ndarë nga FIFA, teksa CR7 ka mposhtur edhe në këtë garë dyshen nga La Liga, Lionel Messi dhe Antoine Griezmann.

Në rezultatet e publikuara, sulmuesi i ‘Mbretërve’ ka marrë 34.56 për qind të votave, duke lënë pas Messin me 26.42 dhe Griezmannin me 7.53 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat