Cafu: Ky do të jetë futbollisti më i mirë në botë pas Messi – Ronaldo

Futboll

Cafu: Ky do të jetë futbollisti më i mirë në botë pas Messi – Ronaldo

Më: 10 janar 2017 Në ora: 08:50
Cafu

Cafu beson se Neymar do ta thyejë dominimin e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit duke u bërë futbollisti më i mirë në botë.

Legjenda e Brazilit, Cafu pret që Neymar ta thyejë dominimin e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit duke u bërë futbollisti më i mirë në botë.

Ronaldo fitoi çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë nga FIFA të hënën duke mposhtur finalistët Messi dhe Antoine Griezmann.

Kurse, Cafu beson se Neymar do të dalë në krye së shpejti.

“Neymar nuk është larg prej tyre”, tha Cafu.

“Jam i sigurt se në vitet e ardhshme ai do të luajë si futbollisti më i mirë në botë”, theksoi ai. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat