Mavraj në garë për përbërjen më të mirë në Bundesliga I

Futboll

Mavraj në garë për përbërjen më të mirë në Bundesliga I

Më: 10 janar 2017 Në ora: 17:02
Ilustrim

Mbrojtësi nga Kosova, Mërgim Mavraj, anëtar i kombëtares së Shqipërisë dhe i FC Hamburgut, por sa ishte te FC Koln ka pasur vjeshtë shumë të mirë dhe u vlerësua lartë edhe nga mediumet e ndryshme gjermane. Mavraj është në garë për përbërjen më të mirë të fazës së parë në Bundesliga I.  Mavraj ka qenë i pakalueshëm dhe më i merituari që Koln u rendit në vend të shtatë me 25 pikë për 16 javë të zhvilluara në Bundesliga I. Mirëpo, pjesa e dytë e kampionatit Mavraj e gjen në klubin e ri, Hamburg dhe që synon të vazhdojë me formën e vjeshtës së vitit 2016. Futbollisti shqiptar është përzgjedhur nga faqja zyrtare e Bundesliga I, ku do të votohet për 11-shen më të mirë të fazës së parë pas paraqitjeve pozitive me fanellën e skuadrës së Koln-it. 30-vjeçari shqiptar garon me mbrojtësit Sokratis të Borussia Dortmund, Mats Hummels e Jerome Boateng të Bayernit të Munihut, Willi Orban të Leipzig dhe Jesus Vallejo i Eintracht Frankfurtit.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen bundesliga.de, votimi do të jetë i hapur deri me datën 31 Janar.  “Pas paraqitjes pozitive në Euro 2016 me Shqipërinë, Mërgim Mavraj dhuroi të njëjtën performancë edhe me fanellën e Këlnit në fazën e parë. Mbrojtësi shqiptar nuk ka munguar asnjë minutë gjatë pjesës së parë të sezonit, ndërsa ka arritur të fitojë plot 58 për qind të dueleve direkte dhe ky është një rekord në Bundesliga. Gjithashtu, ai a gabuar vetëm në 13 për qind të pasimeve”, shkruan faqja e kampionatit gjerman. Pak ditë më parë, Mavraj zyrtarizoi transferimin në radhët e Hamburgut duke i dhënë lamtumirën skuadrës së Koln-it. Edhe në ekipin e ri, mbrojtësi shqiptar do të ketë një rol lideri dhe pritet të japë një kontribut të madh në luftën për mbijetesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat