E ardhmja e Evras ende e paqartë

Futboll

E ardhmja e Evras ende e paqartë

Më: 10 janar 2017 Në ora: 18:12
Patrice Evra

Agjenti i Patrice Evra, ka thënë se e ardhmja e klientit të tij është e paqartë ende. 

Francezi ka qenë i lidhur me një kthim të mund në Angli, ku Manchester United dhe West Ham, po ashtu edhe Valencia janë të interesuar për shërbimet e tij në këtë janar.

‘Zonja e Vjetër’ është e hapur që ta shes lojtarin edhe pse ka kontratë edhe për gjashtë muaj.

Evra nuk ka qenë i ftuar për ndeshjen me Bolognan.

“Të flasim për largimin e tij nga Juventusi është ende herët në këtë fazë”.

“Patrice është konfuz dhe vendimin  tij pritet ta merr në ditët në vijim”, ka thënë agjenti i lojtarit Federico Pastorello.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat