Allegri: Nuk kam kërkuar transferime, do t’i shfrytëzoj talentët

Futboll

Allegri: Nuk kam kërkuar transferime, do t’i shfrytëzoj talentët

Më: 10 janar 2017 Në ora: 20:21
Massimiliano Allegri

Massimiliano Allegri ka bërë të ditur se nuk ka kërkuar asgjë nga Juventusi sa i përket afatit kalimtar të janarit.

Pas humbjes në Superkupën e Italisë nga Milani, trajneri i Bianconerëve është parë duke bërtitur në drejtim të drejtorëve Fabio Paratici dhe Giuseppe Marotta, duke nxitur spekulime se nuk është i kënaqur me skuadrën.

“Jo, absolutisht nuk kam kërkuar asgjë. Nuk pres asgjë, sepse, e përsëris, te Juventusi duhet t’i marrësh lojtarët që e përmirësojnë ekipin, përndryshe është më mirë që të qëndrosh me lojtarët e mirë që i ke”.

“Është e pakuptimtë që të kesh shumë lojtarë që nuk të nevojiten, sidomos nëse ata nuk e përmirësojnë cilësinë e skuadrës”.

“Më mirë do t’i sillja djelmoshat e Primaveras që janë të mirë dhe do t’i lejoja të punojnë me ekipin e parë, pastaj ndoshta u jepet mundësia gjatë rrjedhës së sezonit”, ka deklaruar Allegri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat