Cikalleshi, e ardhmja është te Basaksehir

Futboll

Cikalleshi, e ardhmja është te Basaksehir

Më: 10 janar 2017 Në ora: 20:56
Cikalleshi

Basaksehir kryeson kampionatin turk pas pjesës së parë të sezonit dhe Sokol Cikalleshi është sulmuesi kuqezi që shpreson që të fitojë titullin kampion në këtë vend. Aktivizimet vitin e fundit nuk kanë qenë të shpeshta, aq sa është përfolur jo pak dhe për një largim të mundshëm, por vetë Cikalleshi nga Belek në një intervistë ekskluzive për Supersport thekson se e ardhmja e tij do të vazhdojë të jetë te klubi i Stambollit në kërkim të një roli si protagonist absolut.

Në ndeshjen e fundit me Izraelin mungoi dhe për shkak të aktivizimit të paktë në klub, por Cikalleshi nuk dorëzohet dhe beson se kthimi në formën e duhur në klub do t’i japë dhe mundësitë në Kombëtare.

Largimi i Tramezzanit ishte një befasi për të gjithë përfshirë dhe Cikalleshin që vlerëson punën e italianit te kuqezinjtë.

Si një prodhim i Superiores, Cikalleshi e ka të pamundur të mos e përcjellë kampionatin shqiptar madje vlerëson rritjen e klubeve ashtu si dhe garën për titull, ku beson se Kukësi, Skënderbeu dhe Partizani do të kenë një garë të ethshme deri në fund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat