United bën një hap drejt finales

Futboll

United bën një hap drejt finales

Më: 10 janar 2017 Në ora: 23:00
Në pjesën e dytë fillimisht shënoi spanjolli Juan Mata.

Manchester United ka shënuar fitore përballë Hull Cityt me rezultat 2-0 në EFL CUP.

Skuadra e Jose Mourinhos ishte pothuajse e kompletuar dhe arriti të shënojë dy herë.

Pjesa e parë u mbyll pa gola edhe pse rastet nuk munguan.

Në pjesën e dytë fillimisht shënoi spanjolli Juan Mata.

Kur të gjithë menduan që ndeshja do të mbyllej me rezultat 1-0, në skenë doli Fellaini që ngriti shifrat në 2-0.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas dy javësh, ndërsa në çiftin tjetër në gjysmëfinale përballen Liverpool-Southamphton.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat