Interi blen gjeneratë e re të futbollit italian, pas Gagliardinit gati edhe tri super transferime

Futboll

Interi blen gjeneratë e re të futbollit italian, pas Gagliardinit gati edhe tri super transferime

Më: 11 janar 2017 Në ora: 09:07
Domenico Berardi (Sassuolo) dhe Frederico Bernardeschin (Fiorentina).

Kinezët e Interit e kanë marrë seriozisht përforcimin e skuadrës dhe kërkojnë me çdo kusht një vend në Ligën e Kampionëve.

Skuadra zikaltër nuk është larg objektivit për ta arritur garën më të fortë në botë për klube, pasi me katër fitore radhazi gjendet në vendin e shtatët, por vetë pesë pikë larg Napolit që është i treti.

Kjo ka bërë që Interi të kërkojë lojtarë që në këtë afat dhe i fundit i ofruar është Roberto Gagliardini.

Por nuk mbaron me kaq. Sipas calciomarcatos, Interi po bën gati edhe disa goditje tjera.

Kompania Suning e dëshiron në skuadër Domenico Berardin (Sassuolo) ose Frederico Bernardeschin (Fiorentina). Por goditja kryesore mbetet Marco Verratti (PSG). Mbrëmë vetëm kanë filluar bisedimet me agjentin e lojtarit, Di Campli.

Image
Ylli i ri i Italisë mund të kthehet te Serie A

Në qershor vije edhe Gianluca Caprari nga huazimi te Pescara, pastaj synohet edhe Lorenzo Pellegrini i Sassuolos.

Interi, Icardin e ri e sheh te Andrea Petagna i Atalantas dhe mund të ketë edhe një ofertë për të.

Skuadra zikaltër me këto blerje pritet ta rregullojë bilancin e lojtarëve italianë në skuadër pasi njihet si skuadra që mban gjithmonë më pak të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat